Festa e Çlirimit, paradë me kuaj e makina në Lezhë! Mesazh për qeverinë: Ndaloni largimin e të rinjve dhe shpopullimin e vendit

29 Nëntor 2022, 13:37

Lezha ka përkujtuar 78-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në nderim të kësaj dite veteran të Luftës, pasardhës të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.