Festa e Fitër Bajramit, urojnë krerët e shtetit dhe politikës!

13 Maj 2021, 13:10

Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë që ambasada e SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, kanë uruar për një vit sa më të begatë pas një periudhë të vështirë pandemie.Ditën e djeshme kanë uruar Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë.