Festa/ Fëmijët e Lezhës u thonë jo maskave të frikshme, vishen si ëngjej dhe shenjtorë

1 Nëntor, 17:01

Ndryshe nga qytete të tjera, ku njerëzit u shfaqen me maskat e frikshme të Hallouinit, në Lezhe fëmijët u veshen si ëngjej dhe shenjtorë, në vigjilje të Festës së Gjithë Shenjtorëve. Ata marshuan pasditen e së enjtes nga Qendra drejt Katedrales së "Shën Nikollit", duke i dhënë ngjyra e jetë gjithë qytetit.

Famullitari i Katedrales së Lezhës tregon domethënien e festës së krishterë.

“Kisha katolike kremton më 1 nëntor Festën e gjithe shenjtoreve, për ata që jane shpallur shenjter, por dhe ata qe kane jetuar si shenjter. Ne sot nuk festojme Hallouinin por ne festojme jeten dhe jo vdekjen”, tha tha Dom Frano Çivljak famullitar.

    No videos found.