Festat e fundvitit, në 24 orët e fundit mbi 5 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe nga pika e Kapshticës

24 Dhjetor 2022, 13:18

Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.

Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës kanë hyrë 5772 shtetas ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj, konkretisht 2462 shtetas.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të shumtë janë qytetarët që po presin në radhë kilometrike.

Sipas qytetarëve kanë më shumë se 2 orë që presin në radhë mes temperaturave të ulëta.

Në të dyja krahët fluksi është shumë i madh por sipas informacioneve nga policia për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë ne vendin tonë pala shqiptare rrit numrin e sporteleve në varësi të situatës. Ajo që bëhet e ditur po nga policia kufitarë është se fluksi më i lartë regjistrohet gjatë paradites.