Festë në 'Elbasan Arena'/ 19-vjeçari Broja i dhuron Shqipërisë golin e fitores ndaj Hungarisë! Kombëtarja ngjitet në vendin e dytë në grup

5 Shtator 2021, 20:22 | Përditesimi: 5 Shtator 2021, 20:22

Festë në 'Elbasan Arena', teksa Kombëtarja ka mundur me rezultatin 1:0 Hungarinë. Futbollisti 19-vjeçar, Armando Broja i ka dhuruar Shqipërisë golin e shumëpritur në ndeshjen me Hungarinë, një fitore jetike për kualifikueset e botërorit “Katar2022”. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit nga i riu Armando Broja i cili shënoi falë një aksioni shumë të bukur personal dhe një gjuajtje të shkëlqyer. Një fitore kjo mëse e merituar për kuqezinjtë e Edi Rejës.

LR/Shqiptarja.com