Fidel Ylli thirrje Dukës: Mos u fshih si struci, ke futur duart te parët e FIFA-s! Vendosu në dispozicion të prokurorisë

31 Janar 2022, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2022-01-31 15:13:59

President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, njëkohësisht dhe një ish-deputet i dedikuar sportit, i ftuar në studion e ‘Report TV’, tha se zgjedhjet në FSHF janë kompromentuar ende pa u zhvilluar. Sipas Yllit federata po manipulon me zgjedhjet në shoqatat rajonale sepse Armand Duka ka frikë për korrupsionin e bërë në 20 vite.