Fier, arrestohet 30 vjeçari me 2 pistoleta, armët iu gjetën pas kontrolleve në makinë dhe banesë (EMRI)

19 Janar, 10:19

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Risku”. Në pranga ka rënë i riu Vjoni Gjoka pasi iu gjetën 2 armë zjarri ‘pistoletë’.

Gjatë kontrollit që iu bë në automjetin me të cilin lëvizte gjatë natës në fshatrin Cakran, 30 vjeçariut iu gjet një pistoletë dhe një tjetër armë zjarri e tillë iu gjet pas kontrolleve në banesën e tij.

Armët e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilëinë e provës materiale.