Fier/ Automjeti përfshihet nga flakët, familja shpëton pa lëndime

15 Qershor 2025, 20:02 | Përditesimi: 15 Qershor 2025, 20:02

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në 'Kthesën e Fratarit' në aksin Levan-Tepelenë. Shoferi nxori në kohë bashkëshorten dhe fëmijët. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, ndërsa dyshohet se shkak ishte një defekt teknik i automjetit. 

E.H/Shqiptarja.com