Fier/ I dënuar në Itali me rreth 9 vite burg për organizatë kriminale e narkotrafik, arrestohet për ekstradim 62-vjeçari (EMRI)

26 Shkurt 2025, 08:56 | Përditesimi: 26 Shkurt 2025, 08:56

Fier- Një 62-vjeçar i shumëkërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia, i dënuar në mungesë me rreth 9 vite burgim, ëhstë arrestuar në Fier për qëllime ekstradimi nga Policia e Shtetit.

Burime zyrtare njoftuan sot (26 shkurt) se finalizuan nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, aksionin e koduar “Operacionalja 31”. I arrestuari është Alban Dauti, 62 vjeç, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos.

"Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier", bëhet e ditur në njoftim.

I.M/Shqiptarja.com