Fier/ Mjeti në ecje përfshihet nga flakët! Shpëton mrekullisht shoferi

10 Nëntor 2024, 17:53 | Përditesimi: 10 Nëntor 2024, 17:53

Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë Spitalit “Memorial”, në Fier. Drejtuesi i mjetit ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa dëmtime.

E.H/Shqiptarja.com