Fier, po ruante fidanët e kanabisit me kallash, 29-vjeçari tenton të arratiset, efektivët e plagosin

17 Maj 2021, 17:52

Një 29-vjeçar që u zbulua nga policia teksa ruante një serë me fidanë kanabisi ka tentuar t’i përgjigjet me zjarr efektivëve, por ka përfunduar i plagosur. Policia e Fierit njofton se ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Cakran të Fierit. Efektivët panë një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Thirrjeve për të hedhur armën, i riu nga Patosi, iu përgjigj duke mbushur armën dhe duke e drejtuar nga punonjësit e policisë.Në këto kushte, thotë policia, efektivët kanë qëlluar për ta neutralizuar, ku për pasojë Greseld Shpataraku, mbeti i plagosur në shpatull jashtë rrezikut për jetën.