Fier/ Porositi vrasjen e Edvis Cacajt në Athinë, Ledion Boshnjakut i sekuestrohen mbi 3 mln euro pasuri!

10 Tetor 2023, 17:58

Prokuroria e Fierit sekuestroi mbi 3 milionë euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale, në pronësi të 39-vjeçarit Ledion Boshnjaku, i dënuar në Greqi për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim droge, si dhe familjarëve të tij.