Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari

11 Janar, 22:00

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me thikë gjatë një konflikti të çastit në lagjen 8 Shkurti, rreth orës 08:00. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar.