Fier/ Të trishtuar, të moshuarit e avakuuar ulen në oborrin e azilit të përfshirë në flakë

29 Nëntor 2023, 16:53

Të heshtur dhe të trishtuar shfaqen të moshuarit e evakuuar nga azili i Fierit i cili u përfshi në flakë mesditën e sotme. Ata janë ulur në oborrin e azilit ndërsa pjesa tjetër e të moshuarve ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor pasi janë asfiksuar nga tymi.