Fier/ Ura e Gjanicës prej 4 vitesh me parmakë të thyer! Banorët: ARRSH ta riparojë, është e rrezikshme

12 Shkurt 2023, 09:32

Katër vite pas një aksidenti rrugor, parmakët e urës së Gjanicës në periferi të Fierit ende nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Ajo është kthyer në shqetësimin kryesor për qindra banorë që kalojnë çdo ditë në trotuarin përgjatë urës.