"Fieri, kategori e parë", Kokuri kujton vitet e arta: Gjakoseshin për të na parë, sot s'ka tifozë

14 Shkurt, 18:42

Sotiraq Kokuri është ish-futbollist i Apolonisë. Ka luajtur në vitet 1985 me këtë ekip, kohë e artë për tifozët fierakë që panë skuadrën e tyre të zemrës të ngjitej nga kategoria e tretë në të parën. 64-vjeçari vazhdon të stërvitet edhe sot e kësaj dite pasi sipas tij pasioni nuk vdes pavarësisht moshës. Vitet e demokracisë e bënë të emigrojë në Greqi e Itali. Sot në prag pensioni është rikthyer në Fier. Të ardhurat e tij janë nga punët e rastësishme që gjen në ndërtim, kuzhinë, e çfarë të mundet tjetër. Sotiraqi tregon ditën e tij nga mëngjesi në mbrëmje e nëpërmjet rrëfimit zbulon ndryshimet që ka pësuar futbolli dhe jeta në qytetin e tij të lindjes në Fier.