Fier/Zjarr në kodrat e Cakranit, dyshohet se është shkaktuar nga djegia e mbetjeve bujqësore

21 Qershor, 22:59 | Përditesimi: 21 Qershor, 22:59

Një zjarr i madh përfshiu kodrat e Cakranit në kufi me Mallakastrën, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por pa rrezikuar banesa. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e mbetjeve bujqësore nga fermerët dhe tashmë vatra është drejt neutralizimit të plotë.

I.M/Shqiptarja.com