‘Fijet’, çmontohen 20 kamera sigurie të paligjshme në Shkodër, Korçë dhe Fier! Nën hetim 8 persona! Gjithsej 528 kamera që në një muaj

14 Shkurt 2023, 14:13

Vijon operacioni ‘Fijet’, çmontohen 20 kamera sigurie në Shkodër, Korçë dhe Fier! Nën hetim 8 persona! U çmontuan 10 kamera në qarkun e Shkodrës, 7 në qarkun e Korçës dhe 3 kamera në Fier. Në të gjithë vendin deri tani janë çmontuar 528 kamera dhe 109 persona janë nën hetim.