Finok në furrë me portokalle dhe ullinj
Përbërësit:
- 1 finok
- 1 portokall
- 100 g ullinj
- 50 g domate të thata
- 1 qepë
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Presim në feta finokun edhe qepën, e bashkojmë me lëngun dhe lëkurën e portokallit, ullinjtë dhe domatet e thata. E mariniojmë me kripë dhe piper, e shtrojmë në tavë me letër furre duke i shtuar poshtë edhe lart thërime buke, pak vaj ulliri edhe e pjekim për 20 minuta në 200° Celsius.




















