Firmosen marrëveshjet me 12 Bashki, Manastirliu: Zgjerojmë shërbimet sociale në territor, mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë

5 Korrik 2023, 12:06

Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitojnë me projektet e këtij viti, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm financiar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbështet bashkitë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.