'Fitova miliona me avolzhimet', historia e Terezes nga Rrësheni | NJË NGA NE

26 Mars, 20:09

 

Tereze Leka ka dalë në pension, por kërkesat e shumta të banorëve e kanë shtyrë ta vazhdojë ende punën si avolzhuese elektromotorësh. Ajo është e vetmja që ushtron këtë zanat, ndaj nuk mund të qëndrojë pushim kur të gjithë kanë nevojë për të. Ka mbaruar shkollën elektrike në Shkodër si elektroaute më pas ka bërë praktika dhe specializime që i kanë shërbyer në riparimet e elektromotorëve. Avolzhimi për të është sikur bën punë dore, por pa llogari elektrike nuk mund ta vendosësh pajisjen në punë.