Fituesit e Nobelit do të shpërblehen me më shumë para këtë vit

15 Shtator 2023, 15:57

Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit. Shuma është rritur për 1 milion korona suedezë, apo 83.940 euro, në 11 milion korona, apo 923.241 euro, pasi që monedhës suedeze i ka rënë vlera së fundmi.