Flakët shkrumbuan 4803 hektarë tokë në Vlorë, Prefekti Mamaj: Mungojnë mjetet për zjarrfikësit! Çako: Jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret

23 Shtator 2021, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 17:00:52

4803 hektarë të shkrumbuara, ëdshtë ky bilanci i zjarreve që 'pushtuan' Vlorën këtë verë. Kjo u bë me dije nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili vuri theksin te mungesa e mjeteve për të përballuar zjarret. Sipas Mamaj zjarrfikësit nuk kanë veshje të përshtatshme për të 'luftuar' me flakët, mungojnë pajisje kundra gazit etj.. Po ashtu Mamaj u shpreh se mungon edhe sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm për vatrat e zjarrit, duke çuar në përhapjen e flakëve.