Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë

5 Shkurt, 16:41

Flamingot në lagunën e Kune-Vain ofrojnë pamje spektakolare dhe të pazakontë për stinën e dimrit. Ato janë shpendë migrator që shtegtojnë drejt vendeve të ngrohta, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera kanë qëndruar edhe gjatë dimrit, favorizuar nga klima e butë dhe ushqimi i bollshëm