Flamurtari i vajzave 'bën ligjin' në Ligën Unike, Tirana e pëson keq në Vlorë! Trajneria Hasanaj: Tani objektiv fitimi i kompeticionit

3 Shkurt 2023, 14:40

Flamurtari në basketboll për vajza nuk di të ndalet. Pas suksesit në kampionatin kombëtar vlonjatet po korrin fitore edhe në Ligën Unike. Së fundmi Flamurtari mposhti 71-58 me pikë Tiranën, ndërsa trajneria e ekipit vlonjat thotë se objektivi minimal është arritur, ndërsa tani synojnë ta fitojnë kompeticionin.