Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina

7 Gusht 2022, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2022-08-07 14:28:30

Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Vetëm sot kanë mbërritur 4 tragete, 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Gjithsej, 5480 pasagjerë dhe 1065 makina. Në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjerë nga Bari, me 4000 pasagjerë dhe 600 automjete.