Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina (VIDEO)

7 Gusht 2022, 15:53

DURRËS- Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Fundjava e sotme, ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në port. Mësohet se vetëm sot kanë mbërritur 4 tragete, konkretisht 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes pritet që të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Qytetarët që kanë mbërritur në port po përballen me radhë të gjata të automjeteve.