Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar

31 Maj 2025, 18:30 | Përditesimi: 31 Maj 2025, 22:26

Në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, fluksi i udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar është rritur ndjeshëm me nisjen e sezonit veror, duke shkaktuar një numër rekord kalimesh në 24 orët e fundit. Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe hapjes së sporteleve shtesë, proceset kufitare po zhvillohen shpejt dhe pa pritje të gjata.

E.H/Shqiptarja.com