Fluks në pediatrinë e Beratit, mjeku: Çdo ditë 80 vizita, fëmijët me bronkopneumoni

12 Janar 2023, 18:43

Shumë fëmijë të prekur nga gripi janë shtruar në spital me bronko-pneumoni. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku thotë se ditët e fundit nuk është rritur vetëm numri i vizitave por dhe shtrimet në spital, ku aktualisht janë ezauruar gjithë kapacitetet.