Fluks në spitalet e vendit, rreth 15 mijë qytetarë me virozë! 300 fëmijë në ditë në pediatri! Mjekja apel: Vaksinohuni ndaj gripit

24 Janar, 12:30

Këto tre ambulanca erdhën në pak minuta në urgjencën e pediatrisë së Qendrës Spitalore 'Nënë Tereza' në Tiranë. Me urgjencë mbërritën foshnje vetëm disa javëshe pasi temperatura e lartë nuk po ulej.

Me temperaturë, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes apo dhimbje barku, çdo ditë në urgjencën e pediatrisë kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 300 të vegjël, por në fundjavë kjo shifër shkoi në 800 për 48 orë.

ISHP bën me dije se në të gjithë vendin gjatë një jave regjistrohen mbi 15 mijë qytetarë me viroza dhe grip. Të ngarkuara janë edhe qendrat shëndetësore e sidomos ato 24 orëshe.