Fluks në urgjencat e Pediatrisë, mjekja: 280 raste në 24 orë! Fillimisht drejtohuni në qendrat shëndetësore

10 Korrik 2021, 15:52

Është rritur ndjeshëm numri i vizitave për fëmijët tek mjeku pediatër për shkak të virozave. Shefja e Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, Numila Kuneshka thotë se fluksi është më i lartë në fundjavë ku numri i urgjencave shkon në 280 raste në 24 orë. “Në urgjencën e pediatrisë shihet një fluks i shtuar kryesish këto dy-tre muajt e fundit dhe kryesish në fundjavë ku numri shkon 260-280 paraqitje në 24 orë. Kështu që do ti bëja një apel prindërve që të mos jetë urgjenca e pediatrisë porta e parë e paraqitjes së fëmijëve por ti drejtohen poliklinikave të lagjeve të tyre përkatëse dhe qendrave që funksionojnë të hapura 24 orë për të marr shërbimin e parë. Kjo për të ulur fluksin e shtuar në urgjencë gjë që do të bëj një shërbim edhe më të mirë dhe më cilësor ndaj fëmijëve të tyre”-tha mjekja pediatre.