Fluksi në pikat kufitare, policia: Në vendin tonë kanë hyrë 90 mijë persona dhe mbi 23 mijë mjete në 24 orët e fundit

13 Gusht 2022, 15:10

Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia. Në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje ndërsa në këto pika kufitare, deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.