Fluksi në spitale, Brataj: Është sezoni i gripit! Mos vraponi te mjeku në 2-3 ditët e para! Prindërit të mbajnë maska për të ruajtur fëmijët

5 Janar 2023, 12:48 | Përditesimi: 5 Janar 2023, 12:50

Ditët e para të vitit 2023 ka patur fluks të pacientëve në spitale pasi janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi sezonal. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos vrapojnë drejt spitaleve në 2-3 ditët e para por të marrin mjekim simptomatik.

KT/Shqiptarja.com