Fondi Saudit i Zhvillim kredi Shqipërisë për përfundimin e rrugës Qukës-Qaf Plloçë, përfitojnë 600 mijë banorë! Ministrja: Me kushte të favorshme

10 Gusht 2022, 15:22

TIRANË- Është nënshkruar marrëveshja e huasë shtesë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Kredia është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur parasysh që bota ndodhet në një krizë ekonomike. Përqindja e interesit të kredisë është 2% dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.