Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën më të madhe! 100 mln lekë shkojnë për PD, 3 marsi vendos nëse do i marrë Berisha apo Alibeaj

19 Shkurt 2023, 17:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka gati ndarjen e parave për 2023 për partitë politike. PS, si forca me numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare merr pjesën më të madhe. PD përfiton 100 milionë lekë, por 3 marsi do të vendosë nëse arkën do ta mbajë PD e Alibeajt apo e merr Berisha. Ndonëse pa mandat deputeti, para përfiton nga buxheti I shtetit edhe ‘Nisma Thurje’.