FOTO EKSKLUZIVE/ Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në tunel: Jemi turistë

21 Gusht 2022, 17:30

Pas sulmit ndaj dy ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake në vend. Mesditën e sotme 4 shtetas nga Çekia të moshës 40-45 vjeç, të cilët po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit, pasi është kontatuar se kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin.