Frikë nga Meloni? Rama flet për qeverinë e re në Itali dhe sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S'kemi asnjë problem

9 Tetor 2022, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2022-10-09 20:57:48

Në një intervistë për median italiane, kreu i qeverisë ka komentuar edhe zhvillimet e reja politike në Itali si dhe qeverinë e re, nën drejtim të Giorgia Meloni me prirje të djathta ekstreme. Gjatë intervistës për SkyTg24, Rama u shpreh i sigurt që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të përcaktohet nga kahet politike, ndërsa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio Berslusconi me Fatos Nanon. Rama u shpreh se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.