Frontline në Report Tv publikon në orën 21:00 dy video të tjera me episodet e dhunës së ushtruar ndaj Bedrie Lokës nga burri

11 Janar, 19:55

Janari nis i përgjakur me ngjarje të rënda, me kryefjalë vajzat dhe gratë. Pse janë shtuar rastet? Çfarë po bëjnë autoritetet për t'i ndaluar ato? Kush po i vret gratë? Sonte, emisioni Frontline, në Report tv, në orën 21:00, me gazetaren Marsela Karapanco do të ndalet te rasti i Bedrie Lokës e cila vrau veten duke u helmuar me fotoksinë. Pas videos së parë ku bashkëshorti i të ndjerës Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj saj, sonte Frontline do të publikojë edhe dy video të tjera përmes të cilave dokumentohen episode të tjera të dhunës që burri ushtronte ndaj të ndjerës.