Fruthi, mjekja thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi

9 Shkurt, 16:07

Shfaqja e sëmundjes së fruthit në Shqipëri ka rritur mjaft interesimin e prindërve në Berat për të vaksinuar fëmijët e tyre.Edhe pse vaksinat kanë qënë në çdo kohë pranë Qendrave Shëndetësore,vitet e fundit ka pasur mjaft defiçite për faktin se prindërit kanë qënë skeptikë për këtë vaksinë. Prindërit nuk kanë pranuar t'i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit.

Ishte pikërisht periudha e Covidit, kur fëmijët nuk shkonin në kopshte e çerdhe dhe me gjithë propogandën e bërë nga ne, prindërit nuk kanë pranuar ti vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit, ndërkohë që çdo refuzim i tyre është shoqëruar me deklaratë nga ana e vetë prindërve.

Eva Picinane, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në lagjen "30 Vjetori", qendra me numrin më të madh të banorëve në Berat ka deklaruar se gjatë 2 javëve të fundit është vënë re interesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre.