Fshati në Poliçan pa infermier, gjilpërat i bën veterineri! Banorët e Zhitomit: Të sëmurët i çojmë me kafshë! Qendra shëndetësore është shembur, më e afërta është 80 km larg

23 Shkurt 2023, 13:01

Vetëm 18 km larg Beratit, fshati Zhitom nuk ka rrugë dhe as qendër shëndetësore. Për të marrë shërbime mjekësore banorëve u duhet të udhëtojnë 80 kilometra larg, dhe në këto kushte zgjedhin që injeksionet t’ua bëjë veterineri i fshatit. Transportin e bëjnë me kafshë, ndaj kërkesa e tyre kryesore shkon për ndërtimin e një rruge.