Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë

5 Shtator, 10:58 | Përditesimi: 5 Shtator, 10:58

Pavarësisht përfundimit të sezonit veror, bregdeti shqiptar vijon të tërheqë qytetarët e Kosovës. Vetëm nga ora 05:00 deri në 09:15 të së shtunës, nga Morina hynë 15 823 qytetarë dhe 4 107 automjete e autobusë.

E.H/Shqiptarja.com