Dëgjova shpërthimin dhe u turra me vrap në shtëpi', banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi

4 Nëntor, 17:32 | Përditesimi: 4 Nëntor, 17:32

Një banor i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.

Ai tregon se nëna e tij ndodhet aktualisht në spital për shkak të tensionit, ndërsa bashkëshortja është mirë.

A.E/Shqiptarja.com