Fuqizohet flota e imazherisë në spitalin e Korçës, Manastirliu: Çdo spital rajonal me aparatura të teknologjisë së lartë

18 Shkurt 2023, 12:04

 Korçë- Plotësohet gama e egzaminimeve imazherike në Spitalin Rajonal të Korçës, i cili është pajisur me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kanë parë nga afër investimet në Spitalin Rajonal Korçë dhe kanë thënë se çdo spital rajonal do ketë aparatura të teknologjisë së lartë.