Shtatë pedagogë në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ janë arrestuar. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi paraditen e sotme, 1 nëntor, në fakultetin e Shkencave të Edukimit, ndërsa 7 pedagogët janë pezulluar edhe nga detyra.
Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. Në hetim për korrupsion janë pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj.
7 pedagoget gjatë gjithë ditës së sotme kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë dhe tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.