Fushë Krujë, 2 vatra zjarri në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh, era e fortë favorizon flakët

25 Korrik 2022, 14:43

2 vatra zjarri në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh në Fushë Krujë. Në Luz një sipërfaqe e madhe me shkurre e ferra ka marre flakë dhe zjarri vijon të përparojë i favorizuar nga era. Ndërsa vatra e dyte është në afërsi të fshatit Zgërdhesh ku ndodhet dhe qyteti antik ilir i Albanopolis. Flaket vijojnë të djegin çfarë gjejnë përpara. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy grupe zjarrfikësish të Krujës me dy mjete zjarrfikëse.

  •