Fushë-Krujë/ Bllokohen furgonat për nxënësit e fshatrave! Prindërit në protestë: Kemi lënë punën për t’i çuar fëmijët në shkollë

12 Tetor 2023, 13:50

Prej disa ditësh në Fushë-Krujë janë bllokuar furgonat që transportojnë nxënësit e fshatrave, drejt qytetit pasi nuk disponojnë licencë. Prindërit kanë dalë në protestë, ndërsa bashkia thotë se në fshatra janë ndërtuar shkollat e reja nga BE-ja, ndaj fëmijët duhet të mësojnë pranë vendbanimit të tyre.