Gaforret blu shfarosin peshkun në rrjetat e peshkatarëve të hedhura në bregdetin e Darëzezës

17 Korrik 2022, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2022-07-17 11:58:19

Peshkatarët e bregdetit të Darëzezës kanë disa ditë që po përballen me një shqetësim. Gjatë hedhjes së rrjetave për të zënë peshk si zakonisht  nuk kanë nxjerrë ‘gjahun  e tyre’ peshkun, por rrjetat mbushen me gaforre. Ky është një fenomen shqetësues që rrallë ka ndodhur në këtë zonë të këtij bregdeti.