Gati për të pritur Dua Lipën, nënkryetarja e Bashkisë: Mbyll turin botëror të albumit ‘Future Nostalgia’ vetëm në Shqipëri koncerti falas

22 Nëntor 2022, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2022-11-22 16:36:12

Tirana ka nisur të ndjejë ethet e emocioneve që do të përcjellë Dua Lipa mbrëmjen e 28 nëntorit. Në sheshin ‘Skënderbej’ ku qytetarët do të ndjekin falas performancën e këngëtares me famë botërore kanë nisur përgatitjet për të përcjellë atmosferën elektrizuese për festat kombëtare.