Gazetarja Juli Ndriko për Report Tv: Aksidenti tragjik në Greqi më i fuqishmi deri tani, nuk ka sisteme hekurudhore të zhvilluara, 20 trupa të karbonizuar

1 Mars 2023, 18:46

Gazetarja Juli Ndriko tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se 8 shqiptarë kanë qënë në tren në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej tyre është në spital duke marrë mjekimet e nevojshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Ajo theksoi se ky aksident mund të mos kishte ndodhur nëse sistemi hekurudhor do ishte i zhvilluar dhë i mirëmbajtur.