Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan

27 Tetor 2023, 18:59 | Përditesimi i fundit: 2023-10-27 19:58:15

Katër dëshmitarët e radhës në gjyqin ndaj Famir Mediut treguan në gjykatë se demontimi në Gërdec bëhej në kushte të rrezikshme. Sipas tyre, ditën e ngjarjes baruti ishte grumbulluar në fabrikë duke sjellë pasojat shkatërruese pas shpërthimit të zjarrit. Seanca e radhës do të mbahet me 9 nëntor